PREZANTIMI I ALEANCËS KOMBËTARE TË STUDENTËVE SENATORË

Të nderuar Miq e Kolegë,

Studentët në Senatet Akademike prej vitit 2016 kanë ndjekur me vëmendje të gjitha problematikat në lidhje me arsimin e lartë dhe janë përpjekur të jenë një zë i fortë në Senate për të drejtat dhe interesat e studentëve, por vendimmarrja ka qenë e kufizuar për të sjellë zgjidhje

konkrete!

Në universitetet publike në Shqipëri ndjekin studimet përafërsisht 115 mijë studentë dhe studente. Vendimmarrja e kufizuar e studentëve në Senatet Akademike dhe mungesa e një strukture të mirë-organizuar e të gjithë studentëve në mbarë vendin, nxiti senatorët e universiteteve publike që pas 5 muaj dialogu dhe konsultimesh të ndërmarrin iniciativën për të krijuar një grupim, të quajtur Aleanca Kombëtare e Studentëve Senatorë (AKSS).

Aleanca Kombëtare e Studentëve Senatorë (AKSS) do të jetë një grup i studentëve senatorë në Senatet Akademike të Universiteteve Publike në Republikën e Shqipërisë, për të avokuar zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e prioriteteve më imediate të studentëve në të gjithë Shqipërinë.

AKSS synon të krijojë një klimë mbështetëse për çështjet e studentëve në mbarë vendin, ku këta të fundit të kenë një strukturë funksionale nëpërmjet së cilës të ndihen të përfaqësuar dhe të ngrenë zërin për zgjidhjen e problematikave dhe përmbushjen e prioriteteve të tyre. Ajo do të fokusohet në fuqizimin e anëtareve të AKSS, si dhe të studentëve për të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse dhe politikbërëse për arsimin si në Universitet ashtu dhe në institucione të ndryshme qeverisëse në nivel lokal dhe qendror.

Eventi prezantues i Aleancës Kombëtare të Studentëve Senatorë i cili do të mbahet më datë 6 Prill 2018, ditën e Premte, ora 11.00, në Hotel Tirana International, do të paraqesë objektivat, qëllimet, dhe strukturën e kësaj aleance, si dhe informacione të tjera të rëndësishme.

AKSS ka kënaqësinë të ftojë studentë dhe studente, përfaqësues të universiteteve publike në mbarë vendin, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, Kryeministrisë, shoqërisë civile, të partive politike, medias, organizatave ndërkombëtare dhe trupit diplomatik, të ndjekin aktivitetin. Ju lutemi të konfirmoni pjesmarrjen tuaj në adresën e-mail: klaudio.pulaha@crca.al

Ky aktivitet dhe procesi i krijimit të AKSS lehtësohet nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri dhe CRCA Shqipëri, me mbështetjen e Koalicionit të Arsimit në Shqipëri.


Sinqerisht,


Aleanca Kombëtare e Studentëve Senatorë - AKSS

▼ Show More Information

, 110037
Tirana
06 April , Friday 11:00

More Events Nearby

 17 November , Saturday
 Shkolla Kombëtare e Futbollit "Loro Boriçi", Tirana